Shkarkohet nga detyra Jetmir Lumaj, drejtori i IKMT-së në Shkodër
Vetëm një muaj pasi ishte emëruar në këtë post Jetmir Lumaj është shkarkuar si drejtor në Drejtorinë Rajonale të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Më parë ai drejtonte konviktet e universitetit të Shkodrës dhe në pozicionin e drejtorit të IKMT zvendësoi Ermir Medanin që ishte i komanduar.
Shkak për shkarkimin e tij sipas burimeve është bërë një mjet me lënde drusore i cili është konstatuar përmes këtyre videove në zonat malore të Shkodrës. Prerja e drurëve është e ndaluar por mesa duket kohët e fundit persona të ndryshëm kanë vijuar të pashqetësuar prerjen e pyjeve duke e kthyer në një problem.
Sorry, the comment form is closed at this time.