Tjetër rekord/ 19 viktima dhe 846 raste të reja në 24 orët e fundit nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë sapo ka publikuar shifrat për 24 orët e fundit nga situata e shkaktuar nga COVID-19: Janë 19 viktima dhe 846 raste të reja infektimesh.

889 viktima, 19 mijë e 973 të infektuar aktivë dhe 21 mijë e 286 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 19 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19.

7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasan, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokstra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi, kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 889. Gjatë 24 janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier, 82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarë të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave të distancës, maskës së detyrueshme, higjienës dhe kufizimit të kontakteve, për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2. MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.

COVID-19 – Statistika (05 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 846

Të shëruar ne 24 orë 312

Të shtruar në spitale 469

Humbje jete në 24 orë 19

Testime ditore 2.308

Testime totale 201.634

Raste pozitive 42.148

Raste të shëruara 21.286

Raste Aktive 19.973

Humbje jete 889

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10680

Durrës 1375

Elbasan 865

Fier 1541

Korçë 1088

Vlorë 1017

Shkodër 854

Lezhë 726

Berat 653

Kukës 422

Dibër 238

Gjirokastër 514

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.