Shehaj: Këtu duhet të ishte Rama, por ua la turpin juve

Deputeti i PD, Agron Shehaj, tha sot në Kuvend se nuk është rastësi që ditën që kërkoi interpelancë për ligjin e investimeve strategjike, kryeministri Edi Rama është në Bruksel.

“Kryeministri nuk erdhi, Xhaçka nuk është, sepse Kryetarja e Kuvendit të vetmen të enjte që gjeti ishte dita e samitit në Bruksel. Nuk mendoj që është rastësi. Ka të bëjë më faktin që, për të mohuar vjedhjet, Rama nuk mund të ishte këtu vetë, as ministrja Xhaçka. Nxorën Elisën, më falni, zonjën Spiropali, që të thoshte këtu: ‘Ku është problemi?!”, tha Shehaj.

Ndërkohë, ai e mbylli fjalën e tij duke pyetur Ramën dhe ministrat nëse kanë turp që vjedhin një nga vendet më të varfra në Evropë.

“Unë e kuptoj që ju nuk keni frikë, nuk i trembeni as Gjykatës Kushtetuese, nuk ju bën përshtypje përgjegjësia para ligjit. Po turp, juve, kryeministrit, ministrat, nuk ju vjen fare turp të vidhni në këtë lloj mënyre një nga vendet më të varfra në Evropë?”, pyeti ai.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.