Kuvend/ Bushka: Shkarkimi i presidentit, asnjë pasojë në demokracinë e vendit

Përfaqësuesja e PS-së, Klotilda Bushka, në fjalën e saj në parlament, deklaroi se sjelljet e Metës, ndër të tjera, kanë cenuar imazhin e Presidencës.

Bushka thekson se pas shkarkimit të presidentit, vendi do jetë në demokraci të plotë.

“Presidenti bëri shkelje dhe akte në kundërshtim me Kushtetutën. Duhet të mos lejojmë në të ardhmen krijimin e mundësisë që të abuzohet me rolin e presidentit. Në çdo vend, pas shkarkimit të presidentit, nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim negativ për demokracinë. Sjelljet e presidentit kanë cenuar imazhin e Presidencës.

Qëndrimet e njëanshme dhe të paekuilibruara të Metës janë të shkelje të rënda. Janë të gjitha sjelljet e Metës, që nuk mund ta lejojnë që presidenti të vazhdojë detyrën. Procesi ka shumë rëndësi, sepse mban në përgjegjësi të gjithë zyrtarët e lartë në vend. Ndarja e ligjit nga morali është të ndash ligjin nga rrënjët e tij. Sjelljet e Metës janë të rënda kushtetuese”, deklaroi Bushka.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.