Kushtetuesja shqyrton kërkesën e dy partive, Murrizi: Ndoshta nuk kandidoj më

Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e dy subjekteve politike për heqjen e herësit nga Kodi Zgjedhor.

Partia Bindja Demokratike dhe Lëvizja Demokratike e Shqipërisë kërkojnë shfuqizimin e nenit 163 si antikushtetues.

Kreu i Lëvizjes Demokratike të Shqipërisë, deputeti Myslim Murrizi, tha se interesi i tij është për qytetarin dhe jo për partinë që drejton, duke u shprehur se mund të mos kandidojë më në zgjedhjet e ardhshme.

“17 nga 59 deputetë të PS dhe 9 nga PD nuk do ishin në lista, nëse listat do ishin 100% të hapura. Interesi im është për qytetarin jo për subjektin tim politik, se ndoshta unë nuk kandidoj më në zgjedhjet e ardhshme. Kërkesa ime është të shfuqizohet neni 163 i Kodit Zgjedhor si antikushtetues”, tha Murrizi.

Sipas pretendentëve, listat duhet të jenë 100% të hapura dhe jo në 1/3 e tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.