Veliaj për vendimin e Kushtetueses për zgjedhjet lokale. Ja ç’thotë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të çuar në Komisionin e Venecias zgjedhjet vendore.

Ai tha se do ishte gati të përballej në zgjdhjet e ardhshme lokale me cilindo kandidat që do të dilte nga kundërshtarët politikë.

“Po, Presidenti bëri një shkelje duke anuluar zgjedhjet, por zgjedhjet ndodhën gjithsesi dhe shkelja nuk duket aq e rëndë sa për shkarkim. Për zgjedhjet dhe Presidentin, u shpreh edhe Venecia.

Zgjedhjet kur të duan dhe kur të jenë gati me një kandidat, kë të duan, për të parë ofertat më të mira. E shoh sekëlldinë e tyre. Sot dhe kundërshtari ynë më i madh është bërë më i pasur, nga ato që kemi bërë.

Këtë fundjavë prezantojmë flotën e parë të autobusëve të parë hibridë. Jam i përkushtuar t’u shkoj deri në fund premtimeve, pavarësisht se shumë prej projekteve u desh t’i alternonim rrugës. Fakti që nuk jemi tërhequr nga asnjë projekt dhe Tiranës sot i rritet vlera 11-12% çdo vit.

Kushdo që gdhihet sot në Tiranë është më i pasur se një ditë më parë”, u shpreh Veliaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.