Kushi takon drejtues të universiteteve të huaja

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi priti sot në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve rektorë dhe dekanë të universiteteve të huaja që po vizitojnë vendin tonë.

Kushi u shpreh se në takim u diskutua mbi 2 programe të përbashkëta master në fushën e shëndetësisë, organizimin e konferencave dhe projekteve kërkimore shkencore, si dhe intensifikimin e shkëmbimeve mes studentëve dhe stafit pedagogjik.

“Në kuadër të ndërkombëtarizimit të universiteteve, së bashku me Prof. Arben Gjata dhe Prof. Edit Xhajanka prita me kënaqësi në MAS Prof. Sergio Caputi, rektor i Universitetit “G. D’Annunzio” Chieti – Pescara, Prof. Rosa Chaviano Moran, zv.dekane në Rutgers School of Dentistry, Universiteti i New Jersey, Prof. Francesco Inchingolo nga Universiteti “Aldo Moro” në Bari dhe Florian Beuer, drejtor i Charite Berlin në Gjermani. Diskutuam mbi 2 programe të përbashkëta master në fushën e shëndetësisë, organizimin e konferencave dhe projekteve kërkimore shkencore, si dhe intensifikimin e shkëmbimeve mes studentëve dhe stafit pedagogjik”, u shpreh Kushi. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.