Kushi me sportistët e rinj: Jeni e ardhmja e sportit shqiptar

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi është takuar me një pjesë të sportistëve të rinj medalistë, në ambientet e Qendrës së re Olimpike “Tirana Olympic Park”.

Ministrja ka zhvilluar një bashkëbisedim me sportistët për të diskutuar mbi çështje me interes për zhvillimin e sportit dhe kushteve të sportistëve, për të parë më nga afër hapësirat ku nevojitet përmirësim, për t’u garantuar të gjithë sportistëve një të ardhme të mirë.

“Sportistët janë ambasadorët tanë më të mirë në përfaqësimin e Shqipërisë në kudo në botë. Ndaj në takimin me disa prej sportistëve të rinj shpreha mbështetjen time personale dhe institucionale për sportin në përgjithësi dhe për të rinjtë si ta në veçanti, pasi ata janë e ardhmja e sportit elitar shqiptar” – shprehet ministrja Kushi.

Ajo ka nënvizuar se është shumë e rëndësishme të dëgjohen jo vetëm sukseset e tyre, por edhe vështirësitë dhe sfidat e përditshme, në mënyrë që të përmirësohet puna e përbashkët për zhvillimin e sportit në vendin tonë.

Tashmë për sportistët janë përcaktuar edhe kriteret, dhe mënyra e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë, dhe trajnerëve të tyre. Ata shpërblehen pas shpalljes së rezultateve përfundimtare zyrtare nga federata ndërkombëtare e atij sporti.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.