Kushi mbërrin në Tokio: Sportistët tanë elitarë do të na bëjnë të gjithëve krenarë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka mbërritur në Japoni për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”, të cilat do të zhvillohen mes datave 23 korrik – 8 gusht, 2021.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social, ajo shprehet:  

Sapo mbërrita në Tokio dhe gjeta mikpritjen e ngrohtë të organizatorëve . Nesër flamuri shqiptar  do të valëvitet në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” dhe sportistët tanë elitarë do të na bëjnë të gjithëve krenarë me pjesëmarrjen e tyre!

Suksese! 

#Olympics

#Tokyo2020

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.