“Vaksionohuni”/ Kushi: Të rikthejmë normalitetin dhe në universitete

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i inkurajoi sot studentët që t’i bashkohen sa më shumë procesit të vaksinimit, duke theksuar se duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi që së bashku të garantojmë një fillim sa më të mbarë, por edhe një vit akademik sa më të suksesshëm. Vetëm vaksinimi masiv e ndalon përhapjen e infeksionit.

Ministrja Kushi tha se për të kthyer normalitetin në universitete ashtu sikurse edhe në sektorët e tjerë të shoqërisë në shumë shtete është marrë vendimi për vaksinimin e detyrueshëm të pedagogëve dhe studentëve dhe gjithë stafeve universitare. Që do të thotë të gjithë studentët pedagogët mund të hyjnë në universitete me kartën e vaksinimit apo me testin e PCR-së.

“Pas pak ditësh fillon viti i ri akademik dhe të gjithë presim rikthimin e studentëve në auditore dhe rigjallërimin e jetës universitare. Ne duam që ju të ktheheni në auditore pa rrezikuar jetën tuaj, të pedagogëve dhe komunitetit prandaj këtë javë e kemi shpallur si java e vaksinimi masiv të studentëve për t’iu dhënë edhe një mundësi për t’iu bashkuar këtij procesi. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë që u tregua e gatshme për të vënë në dispozicion personelin e vaksinimit në auditore”, – tha Kushi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.