Kush janë 3 personat që kërcënonin emigrantët, i mbanin mbyllur në Laprakë

Mentor Kuka, 40 vjeç, banues në Tiranë, Muhamed Emin, 26 vjeç, banues në Tarablos, Libi, dhe Zakaria Dervish, 27 vjeç, janë tre të rinjtë e arrestuar nga policia e Tiranës.

Dyshohet se të rinjtë mbanin të mbyllur në një dhomë rreth 30 emigrantë të paligjshëm duke i kërcënuar familjarët e këtyre të fundit që t’u paguanin lekët e transportit për në kufirin tjetër.

Ata do të akuzohen për veprat penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.