Kultivimi i kanabisit/ Gjykata lë në fuqi masën për pezullimin nga detyra të 4 shefave të policisë Himarë

Gjyakata e Vlorës ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra për 4 shefat e policisë së Himarës, Arjan Tasen, Artur Veshajn, Ilir Kadenën dhe Alem Llanajn të cilët u arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Zanafilla e këtij hetimi ka qenë pikërisht kultivimi i një parcele me plot 6790 rrënjë kanabis.
Gjyakata e Vlorës ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra për 4 shefat e policisë së Himarës të cilët u arrestuan si të përfshirë në kultivimin e kanabisit në këtë zonë.
Bëhet fjalë për Arjan Tasen, shef i komisariatit Himarë, Artur Veshajn, shef i krimeve në Himarë, Ilir Kadenën, inspektor krimesh në Himarë dhe Alem Llanajn, punonjës policie në Himarë.
Ekzekutimi i masës së pezullimit të ushtrimit të funksioneve publike është kryer nga Drejtoria e Standardeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Gjykata ka dhënë masat për 32 prej të arrestuarve lidhur me operacionin. Masa “arrest me burg” është dhënë për 27 prej tyre, kurse 5 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpie”.
Në “arrest shtëpie” është lënë Ismet Hyseni i cili ka shfaqur shenja të COVID në seancë si dhe 4 të tjerë që janë shpallur në kërkim.
Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit antidrogë të finalizuar në orët e para të mëngjesit të 14 dhjetorit në Vlorë e Tepelenë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan dhe disa efektivë policie të cilët janë implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Zanafilla e këtij hetimi ka qenë pikërisht kultivimi i një parcele me plot 6790 rrënjë kanabis, parcelë e cila solli reagimin e Ardi Veliut, i cili urdhëroi pezullimin e 12 efektivëve të policisë dhe për 10 punonjës të tjerë u vendos masë disiplinore.
Parcela e zbuluar në fund të muajit shtator 2020, ishte në një teren të sheshtë dhe shumë e dukshme nga syri i njerëzve, pasi ndodhej buzë një rruge, pranë një stani.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.