Kultivim lëndësh narkotike, tre të arrestuar në Fier

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike.

Mes  të arrestuarve është një person i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi Nikolin Nezha, 53 vjeç banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin e datës 23.05.2017 e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë, i dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg.

Gjithashtu arrestohen 2 shtetas pasi posedonin lëndë narkotike në doza cannabis sativa dhe kokainë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Fier, për kapjen e personave që dyshohet se shpërndajnë lëndë narkotike në doza të vogla dhe atyre të shpallur në kërkim.

Si rezultat, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Nikolin Nezha, 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin e datës 23.05.2017 e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

S.H., 26 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. T., 29 vjeç, banues në Darzezë, Fier, pasi nga kontrolli i ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” iu janë gjetur me vete nga një sasi e vogël me lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.