Ksamil/ U ndje keq pas dushit, humb jetën pushuesi norvegjez

Një pushues i huaj ka humbur jetën në Ksamil.

Mësohet se viktima është Frank Westgard , 56 vjeç nga Norvegjia.

56-vjeçari është ndjerë keq pasi ka dalë nga dushi dhe është drejtuar për në qendrën shëndetësore të  Ksamilit ku ka humbur jetën.

Shtetasi norvegjez ishte se bashku me të dashurën për pushime në Shqipëri.

Mësohet se ai kishte probleme me presionin në gjak.

Turpi ndodhet në morgun e spitalit të Sarandës dhe nesër do transportohet në Tiranë pranë mjekësisë ligjore.

Policia po kryen hetimet për ngjarjen. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.