Monika zbulon pse ka mbajtur mbiemrin Kryemadhi

Monika Kryemadhi ka zbuluar arsyen përse nuk e ka marrë mbiemrin e bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Kryemadhi tha se instikti i parë për të mbajtur mbiemrin e saj ishte gjatë kandidimit për deputete, kur iu desh të shkruante emrin e saj, atësinë dhe mbiemrin.

“E kam mbiemrin Kryemadhi, edhe kur jam martuar pasi kemi bërë celebrimin bashkë me Ilirin. Personi që na ka pyetur në Gjendjen Civile tha: mbiemrin? I thashë Kryemadhi, po patjetër tha dhe Iliri, se si mund ta ketë ndryshe mbiemrin. Ndoshta instikti i parë nuk ka qenë për të ruajtur një lloj identiteti, por në atë kohë e mendova edhe pak si një vajzë babai që kandidonte për deputete, dhe unë siç shkruhej emri, emri i babait dhe mbiemri. Unë nuk mund të shkruaja Monika Ramazan Meta, kur babai im quhej Ramazan Kryemadhi. Ky ka qenë instikti i parë i mbiemrit. Por edhe njohjet dhe eksperiencat e tjera. Celebrimin me Ilirin e kam bërë në janar 1999, pasi ka lindur vajza jonë e parë Bora”, tha Kryemadhi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.