Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, “Qytetar Nderi” i Lezhës

Këshilli Bashkiak Lezhë nderoi sot Kryetarin e Parlamentit te Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, me titullin “Qytetar Nderi” për lidhjet e ngushta me këtë qytet, si i vetmi personalitet i këtij rangu që pushon familjarisht, promovon turizmin lezhjan.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.
Ky titull ju dha dhe për kontributin e tij atdhetar në ruajtjen e vlerave patriotike e kryerjen me dinjitet e devocion të detyrave të ngarkuara nder vite e veçanërisht si politikan i spikatur e Kryetar i Kuvendit, duke valorizuar faktorin shqiptar shtetformues në të gjitha aspektet.
Në ceremoninë e zhvilluar mori pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, ambasadori i Shqipërisë në Shkup Fatos Reka si dhe miq e dashamirës të Xhaferit nga te gjitha trevat shqipfolëse.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.