Rama uron një “ditë të mbarë” me pamje nga spitali i Pediatrisë në Durrës
Kryeministri Edi Rama ka vendosur, që mëngjesin e sotëm, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, të tregojë mbi investimin e bërë në spitalin e Pediatrisë në qytetin e Durrësit.
“Me rrëfimet e stafit mjekësor dhe prindërve që kanë prekur nga afër transformimin e Pediatrisë së Durrësit, pas infrastrukturës së degraduar që trashëguam, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Mjekët shprehen se, ky spital është transformuar dhe është bërë me kushte më të mira, duke i ofruar pacientëve trajtim të mirë.
Një tjetër infermiere shprehet se dikur ka pasur ankesa nga prindërit mbi kushtet e spitalit, ndërsa transformimi që i është bërë është si nata me ditën.
“Unë jam infermiere prej shumë kohësh në urgjencën e Pediatrisë dhe jam shumë mirënjohëse sidomos në kohën e COVID-it në këtë situatë kaq të vështirë të bëhet kjo godinë kaq e mrekullueshme. Nuk kam punuar kurrë në kushte kaq të mira” – u shpreh një prej mjekeve.
“Dikur neve na vinte zor për kushtet që ishin për fëmijët që i çonim në dhomën e shtrimit. Sot është si nata me ditën. Këto kushte na e bëjnë më të lehtë të jemi më komod” – tha një mjeke.
“Prindërit dikur thonin se nuk mund t’i linin fëmijët këtu. Tani nuk duan të dalin nga spitali”, tha një tjetër mjeke.
Sorry, the comment form is closed at this time.