Kryemadhi e akuzon për inceneratorët/ Bllako: Hakmarrje personale

Duke qenë në qendër të akuzave për aferën e incineratorëve, deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako ka reaguar së fundmi ku ka zgjedhur t’i përgjigjet kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Bllako ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij Lëvizja Socialiste për Integri,, ndërsa shton se kjo është një hakmarrje personale e Kryemadhit.

Mes të tjerash Bllako shton se nuk ka pasur asnjë në dhënien e asnjë kontrate koncesioni, gjatë ushtrimit të detyrës, si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Në atë kohë dikasteri ishte nën drejtimin e Lefter Kokës, ky i fundit i arrestuar pasi akuzohet ëpr shpërdorim detyre dhe korrupsion lidhur me inceneratorët.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shpjeguar përmes një video se deputeti i PS-së për qarkun e Tiranës, Alqi Bllako është në konflikt interesi lidhur me kompaninë e inceneratorit të Tiranës, duke i kërkuar SPAK që të hetojë rreth rastit në fjalë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.