Kremlini zbardh bisedën Putin-Macron/ Ja kushtet e presidentit rus

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pasur një telefonatë me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Kremlini tha se gjatë bisedës, të dy homologët kanë shkëmbyer mendime të plota rreth situatës në Ukrainë.

Pala franceze ka shprehur pikëpamjet e saj rreth kësaj çështjeje, me shpresën për zgjidhje të shpejtë përmes dialogut dhe negociatave.

Nga ana tjetër, Rusia thotë se Putin ka treguar që zgjidhja është e mundshme, vetëm nëse Ukraina njeh sovranitetin rus mbi Krimenë, zgjidh
zgjidhjen e detyrave të çmilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës dhe sigurimin e statusit të saj neutral.

Ai pohoi gjithashtu se Forcat e Armatosura Ruse nuk paraqesin asnjë kërcënim për civilët në Ukrainë dhe fajëson për kërcënimin nacionalistët ukrainas.

“Presidenti rus ka theksuar se Forcat e Armatosura Ruse nuk kërcënojnë civilët dhe nuk godasin objektet civile. Kërcënimi vjen nga nacionalistët ukrainas që përdorin popullsinë civile si mburojë njerëzore, vendosin qëllimisht sisteme të armëve goditëse në zonat e banuara dhe që intensifikuan granatimet e qyteteve në Donbas”, thuhet në deklaratë.

Putin dhe Macron ranë dakord të qëndrojnë në kontakt.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.