Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Martini

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar prokurorin Anton Martini.

Komisioneri Publik më herët kishte ankimuar vendimin për Martinin, i cili është kandidat për prokuror në SPAK.

Martini u konfirmua në detyrë nga shkalla e parë e Vetting-ut, por Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në KPA, duke gjetur mospërputhje të atyre çfarë deklaroi prokuroei nga ato që i janë gjetur në 3 dosje ku dyshon Komisioneri Publik, si dhe disa denoncime.

KPK e konfirmoi në detyrë në fund të janarit, ndërsa me vendimin e sotëm të KPA, Martini është i shkarkuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.