KOSOVË/ Shkeli orën e kufizimeve: Ministri: Pse do ta paguaj gjobën
Ministri i Drejtësisë të Kosovës, Selim Selimi, është gjobitur pasi nuk ka respektuar orën e ndalim-qarkullimit.
Lajmin e ka konfirmuar vetë ai, përmes një postimi në “Facebook”, ku premton se do ta paguajë gjobën, pavarësisht rezervave që ka. Selimi shkruan se, sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 përjashtohet personeli i drejtësisë.
Selimi shprehet se dënimi ndaj tij dëshmon se, në Kosovë askush nuk është mbi ligjin: “Është i vërtetë lajmi që jam dënuar për thyerje të masave qeveritare për pandeminë. Edhe pse sipas pikës 25.1 të vendimit për masa për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, nga kufizimi i lëvizjes pas orës 19:00 është i përjashtuar personeli i drejtësisë, kam pranuar ta paguaj dënimin, për shkak të sjelljes profesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Gentianit dhe ekipit së tij. Kosova ka një polici të respektuar dhe dënimi i shqiptuar ndaj meje dëshmon se, në shtetin tonë askush nuk është mbi ligjin”.
Si pasojë e rritjeve të rasteve me COVID-19, qeveria e Kosovës ka vendosur të kufizojë lirinë e lëvizjes në Prishtinë nga ora 19:00 deri në ora 05:00.
Sorry, the comment form is closed at this time.