Korrupsioni nga zyrtarët, vepra më e përgjuar nga SPAK

Përgjimet për goditjen e korrupsionit dhe shkeljeve të kryera nga zyrtarët janë më të shumta, tha drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.

Në një komunikim për mediat, kreu i SPAK i konsideroi përgjimet për hetimet e kryera si mjaft efektive në dokumentimin e rasteve korruptive.

Në vitin 2021, Prokuroria e Posaçme përgjoi rreth 1500 persona, si një nga metodat kryesore të sigurimit të provës.

Në pjesën më të madhe të rasteve në vëzhgimin e agjentëve ishin persona të dyshuar për korrupsion dhe në vendin e dytë shtetas të përfshirë në grupe kriminale që trafikojnë drogë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.