Korçë/ Kishte futur dy emigrantë në bagazhin e makinës, arrestohet 24-vjeçari

Një person është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar me automjetin e tij dy emigrantë të paligjshëm të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt BE-së. Blutë bëjnë me dije se I. D., 24 vjeç, banues në Korçë është ndaluar pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Libonikut”, në Maliq. Ai i kishte futur emigrantët në bagazhin e automjetit për të shmangur kontrollet e policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.