Kontrolle me dronë e radar, hiqen dhjetëra leje drejtimi. 7 në pranga

Kontrollet me dronë, radar dhe drager kanë zbuluar qindra shkelje që bëjnë shoferët. Policia e Lezhës ka zhvilluar sot kontrolle me dronë në akset rrugore Lezhë-Milot-Thumanë, Lezhë-Shkodër, Lezhë-Shëngjin dhe Lezhë-Rrëshen, duke zbuluar qindra shkelje që kanë bërë shoferë të ndryshëm.

Po ashtu shumë shkelje janë zbuluar dhe nga kontrollet me radar dhe me drager. Gjatë javës së shkuar janë arrestuar 7 shtetas dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 14 të tjerë, për drejtim mjeti në gjendje të dehur/nën efektin e alkoolit ose pa leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 91 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 413 masa administrative për parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme dhe 368 masa administrative për tejkalim shpejtësie.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.