Kontrabanda e ilaçeve, lirohet administratori i disa farmacive

Sokol Topçiu, i cili ranë prangat e policisë sapo mbërriti në Rinas disa ditë për parë për shkak të operacionit “Përfitimi”, i dyshuar për kontrabandën e ilaçeve të COVID-19, është përballur këtë të enjte me gjykatën.

Topçiu është administrator i disa farmacive në vend. Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar që biznesmeni të hetohet nën masën e sigurisë “arrest në burg” me argumentin se është i përfshirë në skemën e kontrabandimit të disa medikamenteve që shërbenin për të kuruar virusin e rrezikshëm. Sipas organit të akuzës ilaçet ishin pa pullën fiskale dhe kanë mbërritur në vendin tonë në mënyrë të jashtëligjshme.

Ndërsa mbrojtja ka argumentuar faktin që mendikamentet po përdoreshin në masë në vendet e BE-së dhe ishin për të mirën e qytetarëve. Gjykata pasi ka dëgjuar palët vendosi që Sokol Topçiu të hetohej nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Disa ditë më parë gjykata e Tiranës la nën masën e sigurisë arrest në shtëpi edhe 6 të arrestuarit e parë për këtë çështje. Ndërkohë organi i akuzës ka nën hetim edhe disa persona të tjerë por që janë në gjendje të lirë. Pas 10 muajsh hetime me metoda specilale si stimulimi, organi i akuzës dorëzoi dosjen në gjykatën për masat e sigurisë, ndërkohë hetimet vijojnë.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se ilaçet që shërbenin për trajtimin e COVID-19  u shitën në treg me çmim shumë herë më të lartë se sa ishin blerë. Në dokumenta thuhet se ata bliheshin jashtë vendit më vlerë 20 dollarë dhe shiteshin deri në 50 mijë lekë në vendin tonë.  Këto medikamente u përdorën vetëm për trajtimin koronavirus dhe kryesisht gjendeshin në farmacitë e personave të arrestuar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.