Raporti hetimor/ Braho: Presidenti Meta ka rënë moralisht

Komision Hetimor ka miratuar raportin përfundimtar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ky raport do t’i dërgohet tashmë Kuvendit.

Në raport kërkohet shkarkimi nga detyra i kreut të shtetit për shkelje të rënda të kushtetutës.

Deputeti Spartak Braho mbështeti përfundimet e arritura, ndërsa theksoi se Presidenti “ka rënë moralisht”.

“Presidenti nuk ka kompetencë të jetë garant i Kushtetutës, Meta ka rënë moralisht. Nuk ka funksionuar si President. Vlerësoj punën e kryer”, tha Braho.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.