Koçi i përgjigjet Lames: Korrupsioni të qëndrojë larg institucioneve

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi i përgjigjet kreut të Kadastrës, Artan Lame, pasi ky i fundit deklaroi që politika mos përfshihet me punët e Kadastrës, një përgjigje kjo që vinte pas akuzave të deputetit të zgjedhur socialist Koçi, i cili tha ditë më parë se, duart e krimit janë shtrirë mbi financat publike në Fier.

Në kundërpërgjigjen e tij Koçi thekson se kadastra është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier. Politika thekson Koçi nuk ka pse i rri larg institucioneve, por larg institucioneve duhet të qëndrojë korrupsioni.

“Me lutjen per mediat që të mos përkthejnë: Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë sipas ligjit në çdo institucion. Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier. Pra politika nuk ka pse i rri larg institucioneve. Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerëzit, kapadaillëku dhe niveli i ulet i shërbimit. Këto s’kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në rradhë të parë për nderhyrje dhe masa administrative. Por ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK’, shkruan Koçi në replikën e tij ndaj Lames.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.