Dëshmia e djalit të Pelivan Sinarrapajt: Babain e vranë pabesisht

Fatmir Sinarrapaj, djali i Pelivan Sinarrapaj që ndërroi jetë në Spitalin e Traumës, pasi u rrah nga tre shokët e tij, kërkon drejtësi për të atin.

Ai mohon që babai i tij të ketë qenë i pirë. Siç tregon Fatmir, babai kishte dalë për të blerë ca fidanë. “Rrugës ai ka ndaluar në lokal, ku ishin tre personat që e dhunuan. Ka qëndruar me ta për pak kohë dhe më pas, në kthim për në shtëpi, e kanë goditur me shufra hekuri”, ka treguar i biri i viktimës.

Ai shton se i ati kishte një konflikt të mëhershëm me Ferdinand Merajn, – i arrestuar më parë – dhe se ngjarja nuk ka ndodhur për arsye politike: “Babai ka pasur konflikt me Ferdinandin. Të tjerët kanë qenë në tavolinë. Ne kërkojmë drejtësi, të gjykohet çdo gjë, Perëndia dhe Zoti e marrtë hakun. Vendi është i korruptuar, kanë paguar lekë. Hak nuk marr dot, nuk ka fuqi. Me avokatin pres ditën e gjykimit. Tim atë e vranë pabesisht…”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.