Kishin korrur kanabisin dhe po e thanin, 5 të arrestuar në Pukë

5 persona janë arrestuar këtë të enjte në Fushë Arrëz të Pukës, pasi dyshohet u kapën teksa përgatisnin bimët e kabanisit për t’i tharë.

Policia njofton se ka ushtruar kontroll në territorin e fshatit Ars në Fushë Arrëz, ku kanë konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në pyll. Në një kasolle të improvizuar në zonë, kanë kapur  5 shtetasit,  të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje.

Të arrestuarit janë Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik.

Policia ka sekuestruar 25 kilogramë kanabis ndërkohë që vazhdon hetimi nga Prokuroria e Shkodrës. Të arrestuarit do të hetohen për  “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.