Kim shpërndan foto nga Piramida e Tiranës: Dikur simbol i së kaluarës së errët

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka ndarë në rrjetin e saj social Twitter, foto nga piramida e Tiranës.

Kim shkruan se ajo u ndërtua nga diktatura dhe shfaqej si simbol i të kaluarës të errët ndërsa sot sipas saj po kthehet në inkubator për inovatorët.

“Piramida u ndërtua si një festë cinike e diktaturës, që shfaqej për një kohë të gjatë si një simbol i së kaluarës së errët.

Tani, ajo po kthehet në partneritet mes SHBA dhe Shqipërisë, në një inkubator për inovatorët, në mënyrë që Shqipëria më e mirë dhe e ndritura të formojë një të ardhme të re”, shkruan Yuri Kim në ”Twitter”. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.