Kim flet nga Durrësi: Shqipëria ka një histori që duhet ruajtur
Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ishte sot në Durrës, ku ka ndjekur nga afër punimet që po bëhen për restaurimin e murit të Kalasë.
Qeveria amerikane ka dhënë një fond prej 800 mijë dollarësh për rikonstruksionin e katër objekteve të rëndësishme të kulturës, historisë e arkeologjisë shqiptare që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Gjatë fjalës së saj, Kim u shpreh se Shqipëria ka një histori të jashtëzakonshme që duhet ruajtur. Ndër të tjera ajo “është krenare që SHBA është pjesë kësaj përpjekje rindërtuese përmes fondit të ambasadorëve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore”.
‘Kur erdha këtu në muajin janar ishte duke u bërë një punë e madhe me procesin e rindërtimit që akoma nuk ka mbaruar, por vazhdon edhe në ditën e sotme. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm, ka një histori shumë të pasur, kam pasur mundësinë të vizitoj kështjellat e saj, vepra artit të qyteteve antike.
Kushdo që vjen në Shqipëri ka mundësi të admirojë trashëgimninë kulturore. Ne jemi krenar si ambasadë e SHBA që të jemi pjesë e kësaj përpjekje rindërtuese përmes fondit të ambasadorëve për SHBA për ruajtjen e trashëgimisë kulturore por gjithashtu jemi krenar për ta bërë këtë me miqtë e ambasadës suedeze”, tha Kim.
Sorry, the comment form is closed at this time.