Kim dhe deputetet demokrate, bashkë në sensibilizimin për kancerin e gjirit

Në të gjithë botën muaji Tetor është muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, për të rritur kontrollet periodike te mjeku, për të mbështetur gratë që e vuajnë, për të nxitur zbulimin e hershëm të tij dhe si dhe për trajtimet e duhura.

Në këtë ditë Ambasadorja e SHBA-ve Juri Kim shfaqet duke ecur përgjatë Bulevardit me deputetet demokrate Jorida Tabaku dhe Grida Duma, të cilat gjithashtu si ambasadorja kanë vendosur simbolin e këtij muaji, fjongon ngjyrë rozë në xhaketat e tyre.

Vitet e fundit është rritur ndjeshëm përhapja e kancerit të gjirit në vendet e zhvilluar dhe vendet në zhvillim si ne për shkak të rritjes së jetëgjatësisë dhe mënyrës jo të shëndetëshme të të ushqyerit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.