Kim: Bota të mësojë nga Shqipëria, vend i vogël me zemër të madhe

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka marrë pjesë në “Festivalin e Kulturës Izrael-Shqipëri”, të mbajtur mbrëmjen e së hënës.

Gjatë fjalës së saj, diplomatja amerikane ka folur edhe një herë për mikpritjen dhe besën e shqiptarëve.

Kim tha se shumë gjëra fliten për shqiptarët, por kur bota kalon situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë, kripë e zemër.

“Nëse ndonjë ditë do të jem në vështirësi, do të vijë në Shqipëri”, tha ajo.

Njëkohësisht, Kim u bëri thirrje vendeve të tjera të botës që të nxjerrin mësime nga ky vend i vogël.

“Një mënyrë e mrekullueshme për të menduar për historinë, kulturën e artin. Janë thënë shumë gjëra për shqiptarët, por e vërteta është se shqiptarët janë njerëz të mikpritjes dhe kurajos. Sa herë që dikush është në nevojë, shqiptarët ndihmojnë, e bënë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e ribënë tani. Kur bota kalon në situata që duhet të mbajë shënime, shqiptarët ofrojnë bukë e kripë e zemër. Jam vërtet shumë krenare që jam këtu, e di si një qenie njerëzore, nëse do të rastis të jem në vështirësi, do të vij në Shqipëri. Këto janë mësime që duhet t’i mësojë bota nga ky vend i vogël… Është një vend i vogël me zemër të madhe”, tha diplomatja amerikane.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.