KESH: Prodhimi i energjisë me kapacitet të plotë

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot mbi situatën hidrike dhe prurjet natyrore në kaskadën e Drinit që shënojnë sasinë e 1780 m3/s, ndërsa po prodhohet me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

“Niveli i liqenit në HEC-in e Fierzës është 271 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.42 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 75.36 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas KESH, prurjet në HEC-in e Fierzës arrijnë në 800 m3/s, në HEC-in e Komanit 350 m3/s dhe në HEC-in e Vaut të Dejës në 630 m3/s.
KESH njofton se, aktualisht po prodhohet energji elektrike me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.