Keni plane për këtë fundjavë? Si parashikohet moti për të shtunën dhe të dielën

Nëse keni plane për këtë fundjavë, sinoptikanët parashikojnë dy ditë me vranësira e kthjellime, ku nuk do mundojnë edhe reshjet.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, si dhe reshje shiu të izoluara përgjatë vijës bregdetare.

Era do fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 15m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Dita e diel do ketë mot me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshje parashikohen të bëhen prezente në orët e mbrëmjes me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Era do fryjë nga jugume shpejtësi mesatare 1-10m/s, e cila hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 15-20m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.