Këngëtari i njohur mbetet i lënduar në protestë, ja për kë bëhet fjalë

Mes protestuesve që janë pranë Ministrisë së Brendshme, është edhe këngëtari Stresi ( Arkimed Lushaj). Ai ka kërkuar që ministri i Brendshëm, të japë dorëheqjen.

“Kur vjen të vret një polic tek shtëpia çfarë pret ti. Jam rritur me të. Për çfarë paguhen policët për të na vrarë? Kërkoj nga Sandër Lleshaj që të vijë këtu dhe të japë dorëheqjen”, tha Stresi.

Raportohet se Stresi, ka mbetur i plagosur nga kjo protestë. Gjithashtu edhe një efektiv policie, mbeti i lënduar, pasi protestuesit tentuan të hyjnë në ambientet e ministrisë. Ndaj efektivëve janë hedhur çadra dhe mjete të tjera.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.