Këngëtari deklaron nga protesta: Unë jam Azem Hajdari i dytë, unë e kam organizuar

Këngëtari i njohur, Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” është bërë pjesë e protestës përpara Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, duke kërkuar drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha, që u vra nga një efektivi i forcave “Shqiponja”.

Në një deklaratë për mediat, “Stresi” tha se protestën e ka organizuar ai, duke shtuar se, për këtë pret arrestimin ditën e nesërme.

Reperi ka bërë thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e vrasjes së të riut Klodian Rasha.

“Unë e kam organizuar këtë protestë. Hajdeni më vrisni mua si Klodianin, ndyrësirat e m*tit. A doni të më vrisni mua? Keni për të vrarë gjithë këta “Klodianët”. Nesër do të arrestohem, do jem krenar që do shkoj në qelitë e paraburgimit. Për çfarë? Se s’ka drejtësi për një vëlla tonin. Asnjë s’ka për t’u dorëzuar. Nuk është miting pleqsh, është miting çunash, është miting populli, është miting të rinjsh. E kemi zemrën hekur. Këtu na keni. Jeni mësuar ju, unë jam Azem Hajdari i dytë. Unë sot organizoj protestën më të madhe që ka parë ndonjëherë populli shqiptar”, u shpreh këngëtari.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.