Këlliçi denoncon: Veliaj flet për parqe të bukura, por ja realiteti

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ ndaj masakrës mjedisore, si e cilëson ai, që po bën Veliaj në zonën e Liqenit Artificial.

“Hipokriti i bashkisë na tregon lumturinë qytetare në shëtitjet në park, çiftet e reja që bëjnë piknik apo policinë bashkiake që ndihmon fëmijët të ngrenë balona, por nuk na tregon fotografi të tilla si këto, që e nxjerrin zbuluar maskarallëkun e tij”, shkruan ndër të tjera ai.

“‘Parqe të bukura, njerëz të lumtur’

Ky është slogani i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, pjesë e Bashkisë Tiranë.

Slogani, se puna flet ndryshe.

Shikoni faqen e agjencisë në Facebook. Aty do të gjeni fotografi të kuruara të parkut të liqenit artificial.

Pikërisht aty po ndodh një masakër mjedisore. Sharrxhiu Veliaj po bën gati sheshin e ndërtimit dhe kjo pjesë e parkut i zinte rrugën.

Tiranës i duhej edhe një pallat. Për këtë mendon Veliaj. E ku më mirë se “liqeni” për metër katror.

Hipokriti i bashkisë na tregon lumturinë qytetare në shëtitjet në park, çiftet e reja që bëjnë piknik apo policinë bashkiake që ndihmon fëmijët të ngrenë balona, por nuk na tregon fotografi të tilla si këto, që e nxjerrin zbuluar maskarallëkun e tij”, shkruan Kelliçi.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.