Kapshtica do të qëndrojë e mbyllur deri më 14 dhjetor

Pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri më 14 dhjetor, pas vendimit më të fundit të qeverisë greke.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit në Korçë, deri në këtë datë nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusë dhe kamionë), si në hyrje, edhe në dalje të Greqisë.

NJOFTIMI I PLOTE

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit, Korçë

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.12.2020.

Sqarojmë se deri në këtë datë, nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve dhe e mjeteve (vetura, autobusa dhe kamiona) si në hyrje dhe në dalje të Greqisë.

Policia Kufitare e Kapshticës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor të shmangin udhëtimin drejt kësaj pike kalimi dhe të orientohen në drejtim të Pikës së Kalimit Kufitar Kakavijë, ku lëvizja vijon normalisht.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.