Kapet me mijëra euro, lekë false dhe tritol, arrestohet lezhjani (Emri)

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Seria”, duke goditur një veprimtari kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave.

Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar kartëmonedha euro dhe lekë të dyshuara të falsifikuara, si dhe lëndë plasëse tritol, duke arrestuar autorin e dyshuar.

Sipas burimeve zyrtare, “në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të kartëmonedhave, si rezultat i një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Seria”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Mark Cumraku, 35 vjeç, banues në fshatin Rrilë, Lezhë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, me të cilin po qarkullonte ai, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2600 euro dhe 71000 lekë të dyshuar si fals, si dhe një sasi lekësh të pafalsifikuar.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në dyqanin që ky shtetas kishte marrë me qira, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde plasëse tritol.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.