Kapedani u pezullua pas videove në “Tik-Tok”, zbulohet kryegjyqtarja e re e Elbasanit

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të pezullojë nga detyra kryegjyqtaren në detyrë të Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, pas publikimit të videove në rrjetin social “Tik-Tok”.

Mësohet se KLGJ, ka komanduar në krye të gjykatës së Elbasanit, gjyqtaren Matilda Fetau.

Ishte ILD që kërkoi nga KLGJ pezullimin dhe shkarkimin e gjyqtares Kapedani, pas videove që gjyqtarja publikonte në tik-tok. Kreu i ILD-së, Artur Metani, tha gjatë seancës së sotme gjyqësore se ekzistojnë kushtet që gjyqtarja të pezullohet.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.