Kandidatët për hetues/ BKH: U kualifikuan 421 kandidatë. Kur do testohen

Byroja Kombëtare e Hetimit njofton se ka mbyllur procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare për hetues duke kualifikuar 421 kandidatë.

Sipas njoftimit zyrtar, nga 572 aplikim, 151 nuk e kaluan dot fazën tjetër teksa të kualifikuarit më 27 maj i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Pas kësaj faze më 1 qershor deri më 4 qershor do të zhvillohet Testi i Aftësive Fizike.

NJOFTIM I BKH

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur.

Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.