Kanabis në vazo lulesh, në pranga 42-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka sekuestruar në një operacion fara kanabisi, lëndë narkotike kanabis, fidanë narkotikë dhe një armë gjahu karabinë, ndërsa në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Vreshtas” ka rënë poseduesi M. Xh. 42 vjeç, banues në Cakran.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 42-vjeçarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 56.3 kg kanabis, 2785 fara kanabisi, fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në vazo lulesh, një armë gjahu karabinë, sende që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe 2 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.