Rrëshqet kamioni, bllokohet qarkullimi në Llogara

Rruga në Qafën e Llogarasë për momentin është bllokuar, pasi një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga duke penguar kalimin e makinave të tjera.

Policia e Vlorës bën me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Çezma”,  ku për shkak të borës në rrugë kamioni ka rrëshqitur.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve  dhe bën apel që këtë aks të mos e përdorin për momentin.

“Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Vlorë kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave të ulëta, që kanë përfshirë qarkun e Vlorës.

⚠Në “Qafën e Llogorasë”, të vendi quajtur “Çezma”,  një mjet  i tonazhit të rëndë, ka dalë nga rruga dhe për pasojë është  bllokuar lëvizja e automjeteve në këtë aks rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës, kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të shmangin sa është e mundur lëvizjen në këtë aks rrugor, ndërkohë që po punohet  për zhbllokimin e rrugës dhe kthimin në normalitet të lëvizjes së mjeteve.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që për çdo emergjencë që mund të kenë gjatë udhëtimit të telefonojnë menjëherë në numrin 112 ose të dërgojnë imazhe në Komisariatin Dixhital dhe shërbimi i Policisë do jetë në kohë reale në ndihmë të tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.