Juventusi dhe Parede gjejnë akordin personal

Leandro Paredes thuhet se ka gjetur akordin me Juventusin dhe tani duhet të gjendet një marrëveshje me Paris Saint-Germain.

“Zonja e Vjetër” po punon shumë për të përmirësuar mesfushën e Massimiliano Allegrit fillimit të sezonit të ri futbollistik, me Serie A që nis zyrtarisht javën e ardhshme, dhe bardhezinjtë i kanë vënë syrin 28-vjeçarit Paredes, duke besuar se ai do të ishte i aftë për t’i besuar çelësat e mesfushës.

Sipas “Calciomercato.com”, Paredes ka arritur një marrëveshje me Juventusin në lidhje me kushtet e kontratës së tij, përkatësisht pagën dhe kohëzgjatjen e marrëveshjes.

Lojtari dëshiron t’i bashkohet “Zonjës së Vjetër” dhe ata janë të pritur të finalizojnë një lëvizje për argjentinasin së shpejti, por nga ana tjetër Juventusi tani duhet të gjejë një marrëveshje me PSG-në.

Gjigantët francezë kërkojnë rreth 25 milionë euro, por bardhezinjtë nuk duan të paguajnë mbi 15 milionë euro duke përfshirë bonuset.

Skuadra nga Torino aktualisht po punon për dërgimin e Arthur Melo në Valencia, dhe pasi kjo të jetë përfunduar, ata do të shikojnë të bien dakord për një marrëveshje për Paredes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.