“Jemi shteti”, lihen në burg 3 të arrestuarit për mashtrim: Tentuan të përfitonin mijëra euro nga biznesi

Jasmin e Rezart Pepaj dhe Sherif Kadroviç, janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë për masën arrest me burg.3 të rinjtë janë vënë në prangat e Policisë dhe 142 600 euro janë sekuestruar pasi dyshohet se i kishin përfituar përmes mashtrimit.Të rinjtë nga Shkodra, prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro, teksa u kapën nëflagrancë pas denoncimit të një biznesmeni, bashkë me 130 mijë euro, ndërkohë që banesat e tyre u gjetën 12600 euro të tjera, të dyshuara që ishin përtësuar përmes mashtrimit.

Për këtë çështje, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për thellimin e hetimeve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.