FOTO/ NATO tregon ‘përbindëshin e oqeaneve’: Jemi gati

Gjatë ditëve të fundit, forcat e NATO-s kanë organizuar një mori stërvitjesh ushtarake në zona të ndryshme të Evropës duke i pagëzuar me emrin “NeptunStrike”.

Gjithçka ka ndodhur në kuadër të tensioneve në kufirin Ukrainë-Rusi dhe ambicieve të kësaj të fundit për të kërcënuar kontinentin me ushtri dhe destabilitet.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, faqja e forcave të NATO-s në Letoni, ku bëjnë pjesë edhe ushtarë nga Shqipëria, shkruan se gjatë ditëve të fundit është testuar aftësia e kësaj Aleance për t’iu përgjigjur çdo sfide që kërcënon sigurinë.

Faqja ka publikuar edhe foto nga aeroplanmbajtësja “USS Harry Truman”, e cila pak ditë më parë kreu manovra pranë ujërave shqiptare bashkë me anijet dhe avionët që e shoqërojnë gjithnjë.

NATO është organizuar përballë kërcënimin rus duke furnizuar me armë dhe municione Ukrainën në rast të ndonjë pushtimi nga Rusia.

Po ashtu, një ditë më parë në Poloni mbërritën forca të shumta të ushtrisë amerikane duke dhënë një mesazh të qartë ndaj Putinit.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.