Maska dhe distancë/ Protokolli si do zhvillohet mësimi në klasa

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë publikuar protokollin për masat anti-Covid në arsimin parauniversitar për vitin e ri shkollor 2020-2021.

Sipas protokollit, edhe ky vit shkollor do të jetë i ndikuar nga situata e shkaktuar prej pandemisë së koronavirusit, ndaj mësuesit, nxënësit, stafet janë të detyruar të zbatojnë disa masa.

Në udhëzim thuhet se nxënësit duhet të hyjnë në shkollë, pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi jo më pak se 1.5 metra.

Ndërkohë, për nxënësit që kanë simptoma të ngjashme me Covid apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, duhet të njoftohet mësuesi kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

Justifikimi i mungesës bëhet vetem nga mjeku i familjes.

Pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo mësuesit duhet të mbajnë maskën përgjatë gjithë kohës brenda në klasë.

Nxënësve të ciklit të ulët 9-vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.

Kurse nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe të mesëm duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës.

KUJDESI PËR NXËNËSIN

Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës

Orari për hyrjen e nxënësve në shkolle rregullohet sipas një grafiku, hartuar nga drejtoria e shkollës dhe nën monitorimin e mësuesve të kujdestarisë ditore/javore.

Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga mësuesi kujdestar i tyre.

Nxënësit hyjnë në shkollë pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi jo më pak se 1.5 metra.

Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton mësuesin kujdestar, i cili, në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose atë të familjes verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

Justifikimi i mungesës bëhet vetëm nga mjeku i familjes.

Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori: duhet të kryejë vlerësimin për nxënës si më poshtë vijon:

Matje të temperaturës me termometër dixhital;

Sprucim me alkool 60% ose dezifektantë të tjerë në duar.

Duhet të kontrollohen të gjithë nxënësit sipas grupmoshave, që të jenë u pajisur me maskë njëpërdorimëshe ose mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maske), që duhet lahen në 60 gradë dhe të hekurosen, si dhe shami letre për higjienën e hundëve.

Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në shkollë.

Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku kryhet procesi mésimor, rekomandohet të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre.

Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkolles. Dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik si më lart (jo më pak se 1.5 metra), nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe të punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes së fëmijëve vetëm në një kah apo një drejtim, njëri pas tjetrit.

Qëndrimi dhe mësimi në klasa

Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 1.5 metra dhe mban në mënyrë të detyrueshme maskën përgjatë gjithë kohës, pavarësisht statusit të vaksinimit të tij.

Brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.

Nëse transporti i nxënësve kryet me mjetet të transportit të dedikuara ose publik, duhet të mbahet maska gjatë gjithë kohës së transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i nënshtrohen rigorozisht udhëzuesit për transportin.

Nxënësve të ciklit të ulët 9-vjeçar u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.

Nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe të mesëm, duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkollës.

Mesuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë rregullisht ato (sipas specifikimit të grupmoshave).

Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit, përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxënësi duhet të shoqërohet.

Kur është e mundur, praktikohet měsimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.

Nuk lejohet ushqimi në klasë.

Për nxënësit që kanë sëmundje kronike apo patologji të tjera, sipas rekomandimeve dhe ndjekjes së protokollit nga mjekët kliniciste, mund të mbajnë maskë gjatë gjithë kohës në klasë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.