ISUV akreditohet për 96 teste laboratorike/ Krifca: Siguria ushqimore

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare është akredituar për kryerjen e 96 testeve laboratorike tek produktet bimore dhe ato shtazore. Lajmin e bëri të ditur vetë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila e konsideroi ketë një garanci më shumë për sigurinë ushqimore në vend.

Sipas Krifcës kryerja e këtyre testeve në Shqipëri do të shkurtojë jo vetëm kostot, por edhe kohën e pritjes së rezultateve. Ndërsa Pëllumb Aleksi, përgjegjës i Departamentit të Cilësisë tha se këto teste janë të njohura në Evropë dhe më gjerë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.