ISHP tregon si të mbrohemi nga temperaturat e larta

Nisur nga ditët e nxehta, Instituti i Shëndetit Publik ka dhënë disa këshilla se si të mbrohemi nga temperaturat e larta.

-Vendosni kremin e diellit çdo ditë, të paktën 15 minuta para se të dilni në plazh. Zgjidhni krem me faktor të lartë mbrojtës dhe me mbrojtje nga rrezet UVA dhe UVB.

-Riaplikojeni të paktën çdo 60 minuta ose edhe më shpesh nëse djersini apo notoni. Mos harroni që dielli reflekton edhe në rërë dhe në ujë. Kjo mund t’i bëjë rrezet 80 % më intensive.

-Mbani syze dielli dhe lente kontakti që ofrojnë mbrojtje totale UV.

-Mbani kapelë të gjerë.

-Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve të nxehta, 10:00-14:00.

-Kujdesuni në mënyrë të veçantë për lëkurën e fëmijës suaj.

-Shmangni solaret në qendrat estetike. Ato rrisin mundësinë për melanomë me 75 %.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.